Aktorja durrsake Olta Gixhari ka publikuar një foto në Instagramin e saj, në të cilën duket aq tunduese sa askush nuk do dëshironte ta linte pa e parë.
E veshur me një fustan të zi dhe brenda një vaske me ujë, Olta duket sikur ka gjetur 'shërimin' për temperaturat përvëluese.
Por ajo që të çudit është fakti që Olta ka zgjedhur të pozojë e veshur brenda vaskës, kur nuk ka nguruar të pozojë e zhveshur në mes të dimrit, në sete fotografike të muajve të kaluar.
Ndërkohë kjo foto nuk mund të mos shoqërohej me reagime komplimentuese të fansave të aktores.





