Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.

Një mjet ka përplasur një 25-vjeçar që po shpërndante pica. I riu ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.