Konfliktet për motive të dobëta ose të çastit në lagjen nr.13 në Durrës kanë qenë më të shumta në numër kohët e fundit.
Kjo edhe për shkak se kjo zonë është mjaft e populluar në çdo orë të ditës, për shkak të fluksit të pushuesve.
Gjatë së dielës, një sherr verbal mes tre të rinjve është shndërruar në një ‘ndeshje boksi’ pasi njëri prej tyre është rrahur rëndë nga dy të tjerët, duke mbetur edhe i plagosur.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për shtetasit I.C., dhe G.C., vjeç 22 e 21, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, kanë goditur me grushte shtetasin G.Q., vjeç 29, banues në Durrës”, njofton policia.
Mbi dy të rinjtë, I.C. dhe G.C. rëndon akuza “Plagosje e lehtë me dashje”.





