Fotot e një qeni në vend të Madonës janë bërë virale në internet.
Vincent Fouret një fotograf francez, bëri të njohur qenin e tij duke e vendosur në pozat më të famshme të ikonës së muzikës, pop, Madona.
Në disa foto qeni është fotografuar në pozat e Madonës në këngë të tilla si "Material Girl", "Like a virgin" apo "Ray of Light"
Projekti i tij "MaxDonna" ka shkaktuar shumë polemika por dhe të qeshura.





