Ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim kombëtar në Durrës.
Specialistët e Sektorit Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ndalojnë një shtetas të dënuar për veprën penale "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike".
Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore dhe një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit :
•Arian Plaku 43 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 vit e 5 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





