Policia ka arrestuar personin që qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së Lekë Ndout në fshatin Poran, Pukë, dy ditë më parë.

Në pranga ka përfunduar Elidon Peplokaj, djali i Tonin Pepkolajt, i cili qëlloi me armë zjarri drejt banesës së Ndout, pasi ky i fundit në datë 27 korrik qëlloi me armë drejt furgonit të Tonin Pepkolajt, që po kthehej nga Tirana në drejtim të Fushë Arrësit.

Konflikti mes Peplokajt dhe Ndout nisi për pasagjerët e linjës. Dy familjet kishin pasur edhe më herët një konflikt, pasi djali i Lekës ishte konfliktuar me Tonin Pepkolajn, po për pasagjerët e linjës. Ndërkohë që në pranga ka rënë edhe Lekë Ndou, që nisi konfliktin duke qëlluar drejt furgonit.

KNJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 27.07.2018, në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, ku shtetasi Lekë Ndou, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, Policia ka kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e ngjarjes si dhe kapjen e arrestimin e autorit.

Në vijim të veprimeve nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë të mbeshtetura nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin, si palë e dytë të këtij konflikti, pasi ka qëlluar me armë zjarri banesën e shtetasit Lekë Ndou, u arrestua shtetasi:- Elidon Pepkola, 30 vjeç, banues në fshatin Rajë, Bajram Curri.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar disa gëzhoja arme zjarri në vendin ku është qëlluar mjeti dhe disa të tjera tek banesa e shtetasit Lekë Ndou. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilesuese“ e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 79/dh -22 dhe 278/1 të Kodit Penal.