Qymyri koks, materialet e ndërtimit dhe plehrat bujqësore ndodhen në vendet e para të listës së mallrave të importit, që kanë mbërritur me anije në portin e Durrësit ngjatë periudhës janar-qershor 2018.
Ndërkaq, afro 100 mijë ton çimento e prodhuar në vend është eksportuar me anije nga Durrësi në drejtim të vendeve të tjera. Rreth 308 mijë ton mallra të tjerë janë ngarkuar në anijet e specializuara dhe janë nisur për eskport në portet e tjerë të Mesdheut.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet gjithashtu se në Durrës gjatë këtyre 6 muajve janë shkarkuar 130 mijë ton qymyr koks. 39 mijë ton të tjera ku përfshihen pleh kimik, nitrat dhe ure’ kanë mbërritur në Durrës me anije.
Më pas renditen llamarina dhe hekuri me 62 mijë ton gjithsej; 49 mijë ton çimento importi, e po ashtu edhe melamina me 29 mijë ton. 15 mijë ton xhama dhe 9 mijë ton blloqe mermeri bëjnë pjesë gjithashtu në listën e mallrave të importit gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018.