Tre të rinj kanë sulmuar me sende të forta një bashkëmoshatarë të tij.
Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Kryemadh, Kukës, ku mbeti i plagosur 23 vjeçari E.H, i cili pasi u mjekua në spital u largua në banesë.
Tre shtetasit B.H, I.H dhe Q.H, 24, 23, 26 vjeç kanë goditur me sende të forta 23-vjeçarin për arsye që nuk bëhen të ditura nga Policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.





