Seksioni për trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka kapur dy persona të deportuar nga Italia, të cilët kanë kaluar kufirin ilegalisht.

Nga burimet zyrtare mësohet se më datë 28.07.2018, është kapur shtetasi F.V, 50 vjeç, banues në Kosovë, dhe shtetasja S.M, 28 vjeçe, banuese në Velçan-Pogradec, të dy të deportuar nga Italia.

Sipas të njëjtave burime, këta dy shtetas dyshohen se kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjëshme.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sipas nenit 297 i Kodit Penal.