Ajo e ka 'treguar me gisht' para të gjithë të tjerëve si 'dashnoren e burrit të saj’. 

Moderatorja Aulona Musta ka bërë këtë deklaratë publike për këngëtaren Enca, e cila ishte duke kënduar mbrëmjen e djeshme në Sheshin "Skëndërbej". 

Kjo është e vërtetë, po Aulona nuk e ka për burrin e saj që ka në shtëpi. Nëse ju kujtohet dhe s'ka se si mos ju kujtohet, moderatorja ka qenë pjesë e një prej klipeve më tunduese të Encës, 'Dua' 

Aulona ishte në rolin e gruas, burri i së cilës ja dridhte më Encën, gjithmonë në këngë që të mos ngatëroheni.

Strumbullari i gjithë kësaj është spanjolli seksi që tërboi gjithë rrjetin.