Në bregdetin e Sarandës banorët kanë hasur një jaht që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë pushuesve.
Mësohet se jahti i përket miliarderit rus Andrey Melnichenko.
Jahti lundrues ka një gjatësi 143 metër dhe një vlerë që shkon në 500 milionë dollarë.
Sipas Forbes, Melnichenko renditet i 88-ti në botë për nga pasuria.
Video të jahtit shpërndau në rrjetet sociale edhe kryeministri Rama.





