Moderatorja Jona Spahiu dhe biznesmeni Frenkli Ymeri i dhanë fund beqarisë së tyre, duke u kurorëzuar me një martesë madhështore që mori vëmendjen e të gjitha mediave.

Pas dasmës, çifti u nis për pushime në Ibiza të Spanjës, ku Jona pozoi herë pas here me barkun e rrumbullakosur, postime që tërhoqën menjëherë vëmendjen e fansave. Së fundmi, teksa ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë, moderatorja ka publikuar sërish një tjetër foto.

Jona është shfaqur krah kunatës së saj, e veshur me një fustan jeshil të gjatë që i tregonte barkun shumë të rrumbullakosur. Siç e shohim në foto, moderatorja ka ndryshuar goxha dhe nuk mund të mos vërejmë nurin që i ka rënë nga shtatzënia.