Policia e Pukës ka dhënë detaje për ngjarjen e djeshme në Fushë Arrëz, ku pati disa breshëri armësh zjarri.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se ka qenë një konflikt për motive të dobëta, ai që u pasua me breshëritë e armës së Lek Ndout në drejtim të mjetit të Tonin Pepkolajt.
Informacion paraprak
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, shtetasi L. N. 49 vjeç, banues në fshatin Poravë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i drejtuar nga shtetasi T. P.
Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta.
Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e autorit.





