Kjo është Jare, vajza 5-vjecare nga Nigeria që në Instagram ka grumbulluar tashmë mijëra adhurues.
Javën e kaluar fotografi Mofe Bamuyiwa i cili jeton në Lagos të Nigerisë, postoi një seri fotosh në faqen e Jare si pjesë e projektit të fundit.
Fotografitë morën mijëra pëlqime që në momentet e para dhe qindra komente komplimentuan bukurinë natyrale të pesë vjeçares.
Imazhet e Jares rikthyen kujtesën te vajza gjashtë vejçare franceze, e cila tashmë është modele, Thylane Blondeau, e cila u bë edhe modelja më e re në French Vogue kur u bë 10 vjeçe.

Sipas Bamuyiwa, teksa Jare nuk është ende modele profesionale, ajo dhe dy motrat e saj, Jomi, shtatë vjeçare dhe Joba, 10 vjeçare, kanë të gjitha karakteristikat për të pozuar për fotografi profesionale.





