Pas një pritje të gjatë, të gjithë të apasionuarit pas fenomeneve të rralla qiellore mundën të shijojnë mbrëmjen e sotme eklipsin hënor më të gjatë shekullor.
Ajo që njihet si hëna e përgjakur dhuroi spektakël edhe në Durrës.
Siç duket nga fotot që sjell DurrësLajm, fenomeni natyror duket me sy të lirë dhe hëna ka nisur të mbulohet, duke dhuruar një spektakël të vërtetë. Jo më kot fenomeni natyror ka marrë emrin hëna e përgjakur, për vetë ngjtrën që merr sateliti natyror i planetit tonë gjatë kohës së eklipsit.
Kujtojmë se të parët që e panë eklipsin hënor ishin banorët e Indisë, Australisë dhe Tajvanit.





