27 korriku do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të shekullit të 21-të, si dhe atë që njihet si “hëna e përgjakur”. Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tokës do të ndryshojë nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.

Nga ana tjetër, sipas “the Sun”, në një rreshtim të rrallë kozmik, spektaklit do t’i shtohet edhe Marsi, i cili do të shfaqet drejt e pas hënës së kuqe, me maksimumin e shkëlqimit të vet.

Hera e fundit që Marsi është parë më i madh dhe më i shndritshëm se kaq, ka qenë në 2003-shin, kur distanca mes tij dhe tokës u afrua në më pak se 56 milionë kilometra.