Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka deklaruar për herë të parë se sa para ka në bankë.
E ftuar në "Haje ose thuaje", ajo ka thënë: "Rrugës, duke ardhur më erdhi një mesazh, më ka dalë rroga, por nuk e di në total sa janë. Plus edhe disa para janë tërhequr para pesë ditësh, pasi kam paguar një këst të kredisë, kështu që i bie ndoshta rreth 8-9 mijë euro."
Ndryshe nga emrat e tjerë të ekranit, ajo nuk ka hezituar t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve, ndërsa vijon pushimet në Zanzibar të Afrikës.
Ndërsa për personazhet publike që nuk do ia kishte dorëzuar kurrë emisionin "Prive", ajo zgjodhi Blendi Fevziun dhe Aurela Hoxhën.
Nuk i shpëtoi pyetjes për marrëdhëniet seksuale, ku Liberta zbuloi se pëlqen fillimisht 'paralojën' duke thënë: "Asgjë pa e fërkuar 2-3 herë nuk ndizet."





