Një 81-vjeçare në Itali ka alarmuar policinë pasditën e të dielës se në banesën e saj kanë hyrë hajdutë por me mbërritjen e karabinierëve e moshuara ka rrëfyer mes lotësh se nuk kishte keqbërës, por donte thjesht të shkëmbente ndonjë fjalë me dikë.

Pas mbërritjes së policisë, e moshuara, kërkoi ndjesë duke qarë dhe duke justifikuar kërkesën për ndërhyrje të një patrulle me faktin se ndihej shumë e vetmuar. Gruaja shpjegoi se ishte vejushë dhe se nuk i shihte fëmijët prej kohësh, pasi jetonin larg.

Policët e ngushëlluan dhe i ofruan një akullore duke e bërë të mallëngjehej edhe një herë tjetër dhe u larguan me premtimin se do ktheheshin ta vizitonin sërish.