Raporti i sotëm policor njofton se dje në fshatin Pobërgj të Deçanit, një burrë teksa po punonte në një shtëpi, është rrëzuar nga ballkoni i katit të parë ku edhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
“Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, njofton raporti policor, transmeton Gazeta Express.
Vdekja e viktimës po hetohet nga organet e hetuesisë.
“Rastit iu kanë përgjigjur njësit relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dhënë familjarëve për ceremoni mortore. Rastit po hetohet nga policia”, tha policia.