Komisioneri i BE-së për Çështje të Brendshme Dimitris Avramopoulos, ka paralajmëruar sot një konferencë për media në orën 16:30. 

Përkrah tij, do të jetë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në këtë ngjarje pritet të jepet lajmi që Kosova ka përmbushur kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave.

Në Bruksel ndodhen edhe Kryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dhe Zëvendëskryeministri Gashi.