Një operacion i gjerë është zhvilluar në Kosovë që ka çuar në arrestimin e 17 personave gjatë 24 orëve të fundit.
Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit, ndërsa është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit, 11 prej të arrestuarve janë dërguar në paraburgim ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.