Policia e Durrësit ka dhënë të tjera detaje rreth gjetjes së trupit të pajetë të 34-vjeçarit, i cili ishte groposur në Nikël.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, ku njëri është shoqëruar në komisariat si dhe është shpallur në kërkim tjetri.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.07.2018, Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim ( i humbur) .
Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.
Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.
Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.





