Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim përfaqësuesen e re të Greqisë në Republikën e Kosovës, Chryssoula Aliferi.
Në kuadër të këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli e njoftoi mysafiren në lidhje me zhvillimet e politikës së brendshme si dhe prezantoi prioritet e politikës së jashtme të vendit, duke kërkuar në veçanti mbështetjen e shtetit grek sa i përket anëtarësimit në Organizata Ndërkombëtare.
Siç njofton MPJ, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy shteteve, duke shprehur përkushtimin reciprok për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik.
Mbi qëllimin e njëjtë është dakorduar që një Forum Ekonomik në mes Kosovës dhe Greqisë të mbahet në vjeshtë të këtij viti, i cili synon t’i bashkojë udhëheqësit politik dhe ndërmarrësit e të dyja vendeve.