Yndyrë dhie, mish dreri të egër, gjurmë gruri të lashtë dhe gjethe fieri. Nuk është një meny e denjë për “Masterchef”, por për paraardhësit tanë ishte një vakt i ushqyeshëm.

Shkencëtarët kanë zbuluar se darka e fundit e Oetzit, njeriut të akullit, ishte e mirëbalancuar, por e ekzagjeruar në yndyrna.

Oetzi ka jetuar 5.300 vite më parë dhe vdiq në një akullnajë. Trupi i tij u ruajt nga akulli për disa mijëvjeçarë, deri sa u zbulua në vitin 1991.

Shkencëtarët kanë qenë në gjendje të zbulojnë shumë aspekte të jetës së tij, përfshirë edhe çfarë hëngri ai para se të vdiste. Ata thonë se ai e kishte mbushur stomakun me yndyrë dhish të egra, mish të një dreri të kuq, një dridh të lashtë të njohur si “einkornd” dhe fier toksik.

Sasia e yndyrnave ishte 50 për qind, shumë më e lartë nëse krahasohet me mesataren prej 10 përqindësh të dietës moderne.