"Edvin Kristaq Rama më i diskretituari në Samitin e NATO-s!"
Kështu shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha teksa akuzon kreun e qeverisë, Edi Rama, lidhur me vizitën e këtij të fundit në Samitin e NATO-s.
"Në Samit atij i refuzuan 7 takimet e kërkuara me liderët e 3 vendeve të tjera. Për të mbuluar sadopak diskretitimin e tij të plotë, lëpihej dhe përpiqej të nxirrte ndonjë foto nga Samiti për të mashtruar publikun me takime që nuk ndodhen kurrë!", shkruan ndër të tjera Berisha.
REAGIMI I BERISHËS
Edvin Kristaq Rama me i diskretituari ne Samitin e NATO-s!
Te dashur miq, Edvini ishte ne Samitin e NATO-s njeriu me i diskretituar. Ai shkoi aty jo vetem si Noriega i Europes por dhe si njeriu qe protestoi me portrete te Enver Hoxhes kunder anetaresimit ne NATO dhe uli nga 2.21% qe ishin para vitit 2013 ne ne 1.1% buxhetin per NATO-n.
Ne Samit atij i refuzuan 7 takimet e kerkuara me lideret e 3 vendeve te tjera. Per te mbuluar sadopak diskretitimin e tij te plote, lepihej dhe perpiqej te nxirrte ndonje foto nga Samiti per te mashtruar publikun me takime qe nuk ndodhen kurre! sb





