Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tiranë, pas vizitës në New York, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pritet që nga salla e shtypit “Nënë Tereza”, Rama t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të paralajmëruar që një ditë më parë.

Nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të flasë për mënyrën e zgjedhur nga prokurorët e SPAK në marrjen si të pandehur të ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni.