Trajneri i Meksikës, Juan Carlos Osorio, nuk i penalizoi lojtarët e tij sikurse bënë disa trajnerë të tjerë lidhur me seksin gjatë Botërorit në Rusi. Përfaqësuesja e tij u mund në raundin e 1/8-ave nga Brazili me rezultatin 2-0.

Mirëpo, pas përformancës të mirë që ekipi i tij bëri në këtë turne, ka dalë një tjetër lajm interesant që po qarkullon së fundmi në media. Bëhet fjalë për një skandal që lidhet me jetën e teknikut 56-vjeçar.

Juan është i martuar dhe ka dy djem me Julieth Ceballos, ndërkohë që dyshohet të ketë pasur lidhje jashtëmartesore me gazetaren sportive, Mariana Zacarias për dy vite. Siç shkruajnë mediat lokale në Meksiko, Zacarias ishte e pranishme në Rusi, ashtu sikurse edhe bashkëshortja e trajnerit, Juliet, e cila shoqërohej nga dy djemtë e saj, Juan Sebastian dhe Sergio.

Siç shkruajnë mediat, trajneri është parë i hutuar që pas lidhjes me gazetaren, por ai ka pohuar se ka gjithçka në kontroll. Më tej raportohet se bashkëshortja e tij është e vetëdijshme për marrëdhënien e burrit të saj me vajzën e re. Por ai e ka mohuar këtë gjë dhe natyrisht nuk do ta pranonte kurrë.