Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ku ky i fundit pohoi se sot do të depozitonte prova të reja kundër Bashës për 3.4 milionë eurot.

Në një status në Facebook, Paloka shkruan se Balla, të cilin e cilëson "derrkuci me Yaris" po përpiqet të hedhë baltë kudo për të shpëtuar. 

"Derrkuci me Yaris i zhgërryer në baltën e krimit, po përpiqet të shpëtojë duke hedhur baltë kudo. Derrkuci shpreson se do ta shpëtojë shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës. Por nuk ka njeri që mund ta shpëtojë. Derrkucët, Tahirët, Habilët, Balilët, Xhafajt do përfundojnë shpejt atje ku e meritojnë. Shqipëria do të çlirohet shpejt nga llumi i kësaj bande të ndyrë."