Gjatë një interviste për agjencinë shtetërore të lajmeve greke ‘ANA’, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se: “Shqipëria dhe Greqia do mbyllin marrëveshjen me një pakt të ri bashkëpunimi strategjik”.
Rama tha se Greqia dhe Shqipëria po kalojnë në një proces të vështirë, por absolutisht të nevojshëm për të zgjidhur çështjet e hapura mes tyre.
“Gjëja më e rëndësishme është se ne i përdorim këtë probleme jo vetëm për t’i zgjidhur ato, por gjithashtu për ta transformuar zgjidhjen në një nivel të ri partneriteti dhe bashkëpunimi”, tha Rama.
Më tej ai kujtoi marrëdhëniet mes dy vendeve për më shumë se 70 vite, të cilat janë karakterizuar në më shumë lidhje natyrale mes dy popujve.
Në intervistën e tij, Rama po ashtu përshëndeti marrëveshjen e Greqisë me Maqedoninë për zgjidhjen e problemit të emrit.





