Papërgjegjshmëri dhe paaftësi që bëjnë dokumentin juridikisht të pavlefshëm”.

Kështu shkruan në Facebook deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ku publikon dokumentin e Dëftesës së lirimit, nxjerrë dhe vulosur nga titullarja, në të cilën mungon lënda numër 10.

Boçi ironizon ministren Nikolla teksa shkruan se megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 Edukatë shoqërore vjen nr. 11 Edukim muzikor, mungon lënda nr. 10.

POSTIMI I PLOTË

MINISTRIA QË NUK DI TË NUMËROJË DERI NË 10

Mos u habisni!
Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit.
Për të qeshur e për të qarë.
Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 Edukatë shoqërore vjen nr. 11 Edukim muzikor.
Mungon lënda nr. 10.
Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares.
Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi.
Dokumenti në fjalë juridikisht konsiderohet i pavlefshëm.