Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video të BBC që ka fokusuar atletet e kryeministrin Edi Rama në foton familjare të lidërëve evropianë në samitin e Londrës.
Ish-kryeministri nuk i kursen kritikat ndaj Ramës teksa shkruan: "Kur të përfaqëson një i sëmurë psikik!"
STATUSI I PLOTË
Kur të përfaqëson një i sëmurë psikik! Ja si BBC damkos psikopatin! “Duket se dikush i ka harruar këpucët”, tallet BBC. Ky ishte suksesi i tij në Samitin e Londrës! Turp!
Shikoni videon e BBC në të cilën thuhet: “Fotoja familjare është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por atletet në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale. Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment”. Sb





