Sekretariati për Procedurat dhe Votimet në Kuvend e ka konsideruar të vlefshëm votimin e ligjit për Teatrin Kombëtar në seancën e të enjtes së shkuar.

Pas investigimit të bërë lidhur me procesin, Sekretariati ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për shpalljen të pavlefshëm të votimit dhe përsëritjen e tij.

Opozita pretendonte për manipulim dhe vjedhje votash nisur nga votimi I deputetit Robert Bitri me kartën e deputetit Vangjel Tavo. Vota e këtij të fundit u numërua pro ligjit pa qenë i pranishëm jo vetëm në sallë por as në Shqipëri.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli për një skenar pas këtij votimi. Ai tha se Bitrit i kishin lënë kartën e Tavos në tavolinën e tij me qëllim për të prishur votimin.