"Xhafa i drogës fsheh vrasjen! Kjo është ekspertiza që Xhafa i drogës me kriminalistët e tij kriminelë i bëri telefonit të shoferit që vranë!"
Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka postuar në Facebook mesazhin e eskpertit dixhital për provat që janë fshehur në vdekjen/vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt, Shkëlzën Qordja, sipas denoncuesit.
POSTIMI I PLOTË
Xhafa i droges fsheh vrasjen!
Kjo eshte ekspertiza qe Xhafa i droges me kriminalistet e tij kriminele i beri telefonit te shoferit qe vrane!
Lexoni mesazhin e ekspertit dixhital. sb
“Materialet qe u gjeten ne vendngjarje, ishin bllokuar të shoqeruara me vendimin për ekspertimin e tyre për tu dërguar në laboratorin e policisë shkencore. Po kështu edhe celulari i shoferit. Në vend që të kryhej kqyrja e tij dhe të pasqyrohet e tëra në procesverbalin e materialeve te gjendura ne vendngjarje, drejtori i krimit të organizuar Eduard Merkaj që është i biri i shoferit që Xhafa ka pasur ne parlament, ka derguar njerëzit e tij tek drejtori i laboratorit shkencor Xhevahir Çeloaliaj i cili ka qenë kryetar i Partisë Socialiste të Vlorës. Ai i ka dhënë të dërguarve të Eduard Merkaj celularin pa asnjë veprim procedural, në kundërshtim tërësor me ligjin. Aparati i celularit duhet të jetë kthyer pasditen e së djelës dhe më pas në procesverbal u fiksuan të gjitha mesazhet apo thirrjet hyrëse dhe dalëse të viktimës. Me siguri janë fshirë atë që mund të sillnin telashe, ndryshe përse marja e celularit jashtë cdo norme? Tabulatet telefonike do te tregojne te verteten por prokuroria nuk ka dijeni per zhdukjen e celularit te viktimes per disa ore.”





