Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Suharekë-Duhël ku kanë humbur jetën pesë persona ndër ta tre fëmijë, raporton Gazeta Express.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pas perplasjes së një veture dhe një autobusi. Mjeket ne vendngjarje kane konstatuar vdekjen e viktimave.

Njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha:

Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c’rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMW dhe nje autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Prindërit dhe tre fëmijët që po udhëtonin me veturën e tipit BMW, gjetën vdekjen në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në fshatin Biraçë të Suharekës. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur për Express se viktimat e aksidentit janë prindërit me fëmijët e tyre.