Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur disa pamje të mrekullueshme nga vendi ynë për të uruar një fundjavë të qetë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, Rama publikon videon e agjencisë ndërkombëtare, në të cilën tregohen pamje të vendit tonë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë prezantim të bukur të Shqipërisë publikuar nga agjencia ndërkombëtare e turizmit, ‘Travel Planet’, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.