Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon se Kuvendi manipuloi votimin për projektligjin e Teatrit të Ri. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar në “Facebook” procesverbalin e seancës plenare të një dite më parë.
Vasili thotë se deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, nuk ka qenë i pranishëm në Kuvend, por në procesverbal ai rezulton që ka votuar pro projektligjit. Vasili i bën thirrje Ruçit të anulojë votimin e mbrëmshëm të ligjit për Teatrin Kombëtar.

Postimi i Vasilit:
Manipulohet votimit te ligjit per teatrin,pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit. Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin. Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.
Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.
Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht.
Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar. Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise. Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.





