Gjatë fjalës së tij në takimin me krerët e Drejtorive Rajonale të Punësimit, kreu i qeverisë Edi Rama tha se këtë 6 mujor janë punësuar përmes zyrave të punës 14 500 persona.

Sipas Ramës, qershori është muaji më pozitiv pasi janë punësuar 3,590 persona. Ai përgëzoi dhe disa nga zyrat e punësimit që kanë arritur objektivat.

'Vetëm përmes zyrave të punë 14 500 janë punësuar këto 6 muaj. Qershori është muaji më pozitiv që nga koha kur kemi filluar me metodologjinë e zyrave të punës. Të gjitha zyrat kanë tejkaluar parashikimet që do të thotë se potenciali në terren është i madh dhe puna juaj është serioze dhe meriton të vlerësohet. Asnjë nga ju nuk do të largohet nga puna, pasi keni arritur objektivat dhe meriton të vlerësoheni. Duhet përgëzuar zyra e Beratit, Skraparit gjithashtu zyrën e Gramshit, Librazhdit, Peqinit dhe Gjirokastrës."