Pak ditë më parë balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, i cili u bë i famshëm në Itali nga pjesëmarrja në “Amici”, kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me francezen Charlotte Lazzari.
Ceremonia u zhvillua më 29 qershor, buzë liqenit të Braçianos dhe të ftuar ishin personazhe të famshëm të huaj dhe shqiptarë.
Por vetëm sot patëm mundësinë të shohin 44-vjeçarin të veshur me kostum dhe partneren e tij 18 vite më të re me një fustan të bardhë shumë elegant. Nga fotografitë e publikuara nga Kledi, çifti duket shumë bukur, të buzëqeshur dhe me vajzën e tyre pranë si dëshmitare e këtij momenti të madh.
Kadiu dhe Lazzari janë bashkë prej 5-vjetësh dhe janë prindër të një vajze të bukur që quhet Lea, e cila është 2 vjeçe.
“Faleminderit të gjithë miqve tanë që kanë ndarë këtë ditë shumë të rëndësishme për mua, një ditë që nuk mendoja se do të vinte ndonjëherë. Dashuria për Charlotte dhe për Lean tonë të mrekullueshme, fjalët që prezantuan ceremoninë, dashuria e familjeve tona e të miqve tanë që kanë ardhur nga afër e nga larg, kanë kurorëzuar dashurinë tonë dhe kanë bërë gjithçka përsosur. Faleminderit për shpërthimin e emocioneve që më dhatë. Faleminderit Charlotte që je gruaja që gjithmonë kam dëshiruar e që më ke bërë baba të Leas tonë”, shkruan Kledi bashkëngjitur me albumin fotografit të publikuar në rrjetet sociale.





