Në muajin gusht, Plazhi i Madh në Durrës regjistron pikun e frekuentimeve.

Mes turistëve të huaj, pushuesve nga Kosova e Maqedonia e Veriut, emigrantëve të diasporës etj ka dhe shumë plazhistë vendas, kryesisht banorë të zonës, si dhe qytetarë që kanë shtëpitë e dyta përgjatë vijës bregdetare.

Edhe pse shumë i populluar, për durrsakët Plazhi i Madh mbetet një dashuri më vete. Investimet e kryera në këtë zonë e kanë bërë sipas tyre plazhin më të bukur vit pas viti, por ka ende gjëra për t’u përmirësuar në drejtim të pastërtisē apo stacioneve publike të plazhit.

Ndërkohë, problem më vete përbën rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, pasi mesa duket, tregtarët, duke përfituar nga fluksi i shtuar, rrisin me 50 -100 lekë produkte të veçanta, edhe pse mund të jenë produkte të shportës.

Për më shumë dëgjoni opinionet e tyre dhënë për mikrofonin e “DurrësLajm” në videon e mëposhtme.

M.B