Deputeti Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai pohoi se Teatri është e vetmja vlerë që ka qendra e Tiranës, ndërsa nënvizoi rëndësinë që të ruhet historia e qytetit ndërsa e cilësoi projektligjin një vjedhje të pastër.
Ndër të tjera Shehu mori si shembull edhe një eksperiencë të tijën personale, teksa tregoi se kishte hequr dorë nga pronat e tij të ligjshme, ndërsa sipas tij Rama kishte 20 vjet që ishte vënë pas teatrit.
"Ky Kuvend ka halle të tjera, por ka dhe hallet e parave. Kam pasur një tufë pronash në Tiranë dhe në Shqipëri tek viti i tretë u mërzit dhe hoqa dorë, që ishin dhe tokat e babait tim të ligjshme. Kurse ky (Rama) ka 20 vjet vetëm do të marrë atë pronën atje. Kjo qoshe e Tiranës, jo vetëm për ne që jemi të këtij qytetit, është hapësira publike më e nderuar për t’u mbajtur. Nuk ka asnjë vend tjetër në Shqipëri që mund të jetë shkruajtur aq më shumë. Nëse ka diçka europiane ky qytet, se shumicën i shkatërroi Enver Hoxha, por nëse ka ngelur diçka që përfaqëson qytetin është kjo këtu. (Teatri). Ai nga ana e urbanistikës është i vjetër, por po qe për pallate të reja, Europa është e mbushur. Por atë se bëjmë dot. Se bëjmë dot stadiumin ‘Qemal Stafa’. Arsyetim më idiot se ‘qenka e vjetër."





