Teksa jashtë parlamentit janë mbledhur qindra qytetarë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, brenda vijon seanca plenare.
Në fjalën e saj ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, duke bërë mbrojtjen e projektligjit që pritet të miratojë sot maxhoranca parlamentare tha se ato 2-3 ndërtesa janë të ezauruara dhe duhen shembur.
"Teatër të ri duhet të ketë. Ato 2-3 ndërtesa janë të ezauruara nga koha dhe duhen shembur", theksoi ministrja e Kulturës.





