Viktor Gonçarenko foli pas humbjes 2 me 0 të Bjellorusisë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë. Trajneri i Bjellorusisë tregoi çfarë nuk shkoi.
”Nëse e fillon mirë, duhet të kesh mundësinë që të bësh diçka për të. Më pas për shkak të detajeve të vogla, ne filluam të humbasim çfarë kishim në minutat e para.
Pasime të nxituara, gjuajtja që nuk duhet të ishin bërë, kur ne duhet të mbanim topin, ne donim t’i forconim gjërat. Për këtë edhe ndeshja filloi të rrëshqiste nga ne menjëherë. Kjo është më e rëndësishmja. Ne kishim një përgatitje për rregullat. Treguam se duhej luajtur pastër në zonën e penalltisë për të ruajtur veten nga penallti të panevojshme. Çdo lëvizje ndaj kundërshtarit, fatkeqësisht mund të ketë pasoja shumë të këqija.
Debutimet? Për Kovalev që luajti një pjesë, do doja të ishte më i gjithanshëm me veprimet e tij. Kjo nënkupton të gjesh topin, të krijosh situata, të fitosh topin e dytë dhe ndërhyrjet sepse në këtë nivel është kyçe. Hapi tjetër është lëvizja në 30 metrat e fundit. Dua më shumë nga ai, bazuar në kualitetin që ka.
Simanenka nuk mori shumë minuta, por të paktën në stërvitje dhe kohën që pati, lëvizjet e tij ishin të sakta. Është një sulmues dhe skuadra krijon mundësi.
Ndonjëherë humbjet na mësojnë leksione. Është e rëndësishme për ne që të dimë si të rikuperohemi nga situatat sepse në futboll ka humbje, emocione negative dhe pozitive. Duhet të mbajmë ritmin që ishte prezent në ndeshjen e sotme, që të veprojmë njësoj në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh trajneri i Bjellorusisë.





