Dua Lipa, këngëtarja me famë ndërkombëtare, është shfaqur duke kërcyer nën ritmet e një kënge shqiptare në një dasmë.
Në rrjet po qarkullojnë disa momente, teksa Dua Lipa kërcen dhe njëkohësisht në kokë mban një gotë të mbushur.
Me energjinë dhe buzëqeshjen që e karakterizon, Dua tregon edhe një herë lidhjen e fortë me rrënjët shqiptare.





