Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas njoftimit se Arta Marku kaloi sitën e Vettingut, duke shkruar se “E kaloi VITINGUN edhe pse e harroi ne burg me dy muaj e 13 dite nje te shpallur te pafajshem nga gjykata.‎ Nese ai qyqar shkon ne Strasburg, Shqiperia denohet per shkelje te te drejtave te njeriut, por ama, Arta Marku e kaloi lumin sepse kaloi stazhin dhe proven e besnikerise ndaj Kryeministrit.”

Më tej Bylykbashi, në një postim të bërë në Facebook, shton me ironi se “Kur te lind ylli, te lind. Eshte pune fati. ‎Ylli i saj e sheh me buzeqeshje nga dritarja e Kryeministrise”.

Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Dhe ylli i fatit rri e veshtron Arta Markun‎‎
Arta Marku e kaloi VITINGUN sic i thone ne zhagon popullor. Sot ajo u emerua Prokurore e Pergjitheshme e Ardhshme. ‎

Po po, e Ardhshme, jo me e Perkohshme. Per meritat e shquara ne zbatimin e urdherave te Ministrit te Brendshem me hyqem te Kryeministrit, Arta Marku nuk ka pse te mos jete ne te ardhmen Prokurorja e Pergjitheshme (pa prapashtesen bezdisese e Perkoheshme). Ajo as qe e kishte menduar se i kishte lindur ylli, sic thote populli. U be corap nje Kushtetute e nje Parlament i tere vec qe te betohej ajo. Edhe pak dhe mbush 7 muaj si e perkohshme dhe nje Zot e di kur mbaron perkohshmeria.

Ne keta muaj ka shkelur ligjin duke shkarkuar dhe emeruar prokurore edhe pse, sic e tha vete para Komisionit te Ligjeve, ligji nuk ia lejon. Nuk ka arrestuar as ndonje sardele korrupsioni jo me peshk te madh trafiku droge ne Parlament. Ke i kane kerkuar, e ka mbrojtur. Me siguri eshte e bindur se si e perkohshme, nuk ka kompetence te arrestoje njeri.

E kaloi VITINGUN edhe pse e harroi ne burg me dy muaj e 13 dite nje te shpallur te pafajshem nga gjykata.‎ Nese ai qyqar shkon ne Strasburg, Shqiperia denohet per shkelje te te drejtave te njeriut, por ama, Arta Marku e kaloi lumin sepse kaloi stazhin dhe proven e besnikerise ndaj Kryeministrit.

Madje ajo e kaloi VITINGUN edhe pse perfaqesuesi i ONM na u skandalizua pse ajo paska kerkuar nje here qe dikush qe i jepte makines ‎i dehur te denohej me burg. Turp i madh, si ka mundesi te ndodhe?!

Kur te lind ylli, te lind. Eshte pune fati. ‎Ylli i saj e sheh me buzeqeshje nga dritarja e Kryeministrise..