Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas tërmetit që lëkundi Tiranën. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Veliaj iu bën thirrje qytetarëve që të evitojnë praninë e tyre në ndërtesa deri sa situata të qetësohet.
Gjithashtu ai thekson se kushdo që ka pasur dëme nga tërmeti të telefonojë në numrin pa pagesë të emergjencave.
STATUSI I PLOTË
Tirana sapo kaloi disa vale tërmeti! Pa panik, evitoni ndërtesat gjer sa të sqarohen rrethanat nga autoritetet!
Nëse jeni prekur nga tërmeti, ju lutem telefononi emergjencat 112
Kontaktoni të afërmit, sidomos të moshuarit për t’i ndihmuar! #BASHKE.





