Paraditen e sotme një tërmet i fuqishëm ka tronditur Durrësin dhe Tiranën.

Tërmeti shkaktoi panik dhe frikë për qytetarët, të cilët me ta ndjerë kanë dalë jashtë nga ndërtesat.

Ndërkohë në një video të publikuar nga “Top Channel” shihet se si është përjetuar tërmeti në studion e emisionit “Në shtëpinë tonë”.

Teksa drejtuesi i emisionit dhe e ftuara po shpjegonin se çfarë po gatuanin, diçka ra në tokë nga lëkundjet e tërmetit, e si pasojë të dy u larguan menjëherë.

Po ashtu, edhe në studion e gazetares Androniki Kolka në emisionin “Vila24” në “News 24”, u përjetuan live lëkundjet e forta.

termeti ne news

Ndonëse është trembur, gazetarja e ka superuar mirë momentin e parë, megjithëse nuk ka munguar dora në zemër. Por kur lëkundjet kanë vazhduar, më e shqetësuar ajo është ngritur për të dalë jashtë nga studioja bashkë me të ftuarin.