Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një video që i ka mbërritur nga Shkodra, dhe ironizon Ramën për vizitën e tij në këtë qytet.

Sipas Berishës, kreu i qeverisë ka frikë nga qytetarët e Shkodrës, ndaj edhe policia ka bllokuar pedonalen.

“Frike e madhe e Norieges nga qytetaret e Shkodres!

Policia bllokoi pedonalen per qytetaret sepse do kalonte Piktori deshtak. Sb”, shkruan Berisha.

Dje qeveria shqiptare zhvilloi një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Malit të Zi, ku u miratuan edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.