Kryeministri Edi Rama vazhdon t’iu drejtohet shqiptarëve që t’i adresohen për çdo problematikë të pazgjidhur platformës së bashkëqeverisjes, ku do të marrin zgjidhje brenda një kohe shumë të shkurtër, ndryshe nga ç’ndodh duke u sorollatur nëpër zyrat e institucioneve shtetërore.
Këtë mëngjes, shefi i qeverisë ka publikuar rastin konkret të një gruaje nga Durrësi, e cila i shprehu problemin e saj gjatë llogaridhënies publike në sheshin “Liria” më 12 qershor, pas dy ditësh mblodhi dokumentet e nevojshme dhe pas një jave më 19 qershor, zonja në fjalë mori zgjidhjen që i mungonte prej kohësh.
Për më tepër, ndiqni rastin e zonjës në videon e publikuar nga Rama.
Statusi i kryeministrit Rama:
MIRËMËNGJES 
dhe me këtë dëshmi nga shumë të tilla gjatë fushatës së Llogaridhënies Publike, duke përshëndetur të gjithë ata që e kanë aq kollaj të shajnë, tallen, shpotisin e përqeshin përpjekjen aspak të lehtë, por këmbëngulëse për t’i dhënë qeverisjes përmasën e halleve e shpresave të njerëzve të zakonshëm, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë 





