Rita Ora është shumë aktive në rrjete sociale.
Mund të thuhet gjithashtu se është një nga këngëtaret më të ndjekura në rrjete sociale, e cila numëron afro 14 milionë ndjekës.
Dhe për ata Ora nuk ngurron të publikojë imazhe nga më të ndryshmet, ku shpesh shfaq momente të lumtura me personat e saj të dashur.
Në një nga fotot që ka publikuar së fundmi, artistja pozon përkrah kriminelit më të pashëm në botë, Jeremy Meeks.
“Ribashkimi”, ka shkruar ajo në foto, ku siç shihet ata kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten miq të mirë.
Nga ana tjetër, Rita është në pushime së bashku me familjen dhe vetë para pak orësh dukej e ‘nxehtë’ me bikini.





