Dënohet me 15 vjet burg mësuesja e anglishtes, nënë me fëmijë, të cilës iu zbuluan raportet seksuale me nxënësit shumë më të vegjël në moshë se vetja.

Ashley Pruiit u dërgua në burgin e Blount mëngjesin e së hënës, pasi Gjykata e Apelit Penal hodhi poshtë kërkesën për ridëgjim.

Ajo u arrestua në vitin 2014 dhe vetëm një vit më parë gjykata i provoi akuzat, për akt seksual me një prej nxënësve të saj dhe shpërndarje pornografie, pasi i kishte dërguar foto të vetat nudo.

Ashley ishte e punësuar si mësuese që në vitet 2008. Pasi u arrestua nga oficerët, Pruitt pranoi një mori episodesh tronditëse, përfshirë seksin me dy adoleshentë të tjerë të cilëve u niste më pas fotot nudo. Ndërkohë që akuzohet se ka kryer seks oral me një student 19-vjeçar në makinë.

Ajo i shkruante se donte të ishte ajo që t’u merrte virgjërinë dhe i merrte pastaj në makinën e saj.